Rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në Tiranë, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b











