Një konflikt i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë mes punonjësve te policisë në zonën e ish-Bllokut pranë njësisë bashkiake nr. 5.
Punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi, janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska, raporton top channel.
Të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi ndërsa të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit.
Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen hetimin. a.b












