Një person është filmuar pak kohë më parë duke keqtrajtuar qenin e tij. Por policia ka mbajtur shënim dhe pas një kërkimi të shpejtë ia ka dalë të identifikojë dhe më pas të nisë procedimin penal ndaj tij.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitet një shtetas duke tërhequr një qen zvarrë me një karrocë, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur identifikimin dhe procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• Xh.S. 49 vjeç, banues në Bodinot, Shijak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim. DRONI.AL












