Vera ka shtyrë dy vajza të lënë shtëpitë e tyre duke shqetësuar familjarët të cilët kanë denoncuar largimin e tyre në polici.
Njëra nga Fushë Kruja dhe tjetra nga Durrësi janë zhdukur për disa kohë nga shtëpitë e tyre por janë gjetur nga policia e Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases M.V. 24 vjeçe, banuese në Durrës e cila ishte larguar nga banesa qysh me 7 gusht pa lajmëruar.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj.
Po ashtu është bërë e mundur gjetja e vajzës tjetër J.D. 23 vjeçe, banuese në Fushë-Krujë e cila ishte larguar nga banesa më dëshirën e saj më 6 gusht të këtij viti.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj.











