• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Karma, Edi, Roberta dhe standarti

droni by droni
26 January, 2023
in Kryesore, Opinion
0
GENC POLLO/ Foltorja e Beratit dhe kuvendi i partisë: përshtypje e refleksione
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Karma është një nocion në hinduizëm sipas të cilit fjalët e veprat e njeriut, të mira ose të këqija, sjellin pasoja në jetën e tij. Të njëjtin besim e gjen në dokrinën e krishterë përmesmetaforës “cfarë do të mbjellë njeriu, atë dhe do të korrë” siç i mësonte Shën Pavli në letrën e tij drejtuar Galatasve (6:7). 

Edhe shprehja e popullarizuar në anglisht “karma is a bitch” që mund të përkthehet “karma është një bushtër” (por jo“karma është një kurvë” siç e vulgarizuan gabimisht disamedia së fundmi) pakashumë ka kuptimin se si të bësh ashtudo të t’a bëjnë. 

Këtë shprehje përdori para një jave edhe KM Edi Rama, teksanë Forumin e Davosit (Zvicër) ju drejtua Presidentes sëParlamentit Europian znj. Roberta Metsola lidhur me ryshfetimin e disa eurodeputetëve socialistë nga dy shtetearabe. Mediat europiane të pranishme e interpretuan këtë fjalësi një kunjë ndaj Parlamentit Europian me kritikat e tij tëpërsëritura ndaj korrupsionit në qeverinë Rama. 

Dy fjalë për korrupsionin në Europë me fokus në parlamentet: padyshim që ka e do të ketë. Si kudo. Në AsamblenëParlamentare të Këshillit të Europës para 10 vjetësh u zbuluanjë përpjekje sistematike dhe e sukseshsme e Azerbaixhanitpër të ndikuar disa deputetë (më së shumti nga Europa perëndimore) përmes peshqesheve e ryshfeteve. Skandali i pagëzuar “Caviar connection” çoi menjëhere në përjashtimin e këtyre deputetëve nga Asambleja; disa syresh u përballën me drejtësinë në vendet e tyre, ku edhe u dënuan penalisht. 

Në Gjermani deputeti i CDU Markus Hauptmann u detyrua tëjepte dorëheqjen nga grupi parlamentar dhe nga Bundestagu, mbasi u zbulua se kishte tentuar të përfitonte nga tenderat e Covidit. Shtypi gjerman solli edhe prova e ngriti dyshime se Hauptman ishte vënë në shërbim të qeverive të Azerbaixhanite Shqipërisë kundrejt përfitimeve personale.

Ende nuk ka të dhëna nga ndonjë hetim penal, por Hauptmann u shfaq në Tiranë në vizita private, i shoqëruar nga deputetëproblematikë të PS  duke lavdëruar para mediave sukseset e qeverisë Rama. Krejt në kundërshtim me pozicionin e grupitparlamentar të tij (ju kujtohen 9 kushtet e Bundestagut në v. 2019). Më tej Hauptmann u shfaq në hotele të shtrenjta nëDhërmi në shoqërië e një “këshilltari informal” të Ramës (siçrezulton nga akt-akuza amerikane e publikuar këto ditë, njëmuaj mbas relaksit në Dhërmi, ky “këshilltar”nis punën sipagator e menaxher i agjentit Charles McGonigal në FBI).

Dy shembujt parlamentarë të mësipërm dëftojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në demokracitë e pjekurame shtet ligjor të konsoliduar. Por çka i dallon këto të funditnga demokracitë e reja me shtet ligjor ende të pakonsoliduarjanë dy gjera: e para shkalla e perhapjes së korrupsionitsidomos në vertikalen e pushtetit; e dyta dhe më e rëndësishmja është reagimi ndaj korrupsionit. Është reagimipolitik e institucional ndaj skandaleve të korrupsionit e tëshpërdorimit të ofiqit publik. 

Këtu Edi Rama e Roberta Metsola ilustrojnë kontrastin e mësipërm :

Në dhjetorin e shkuar Presidentja e PE mori avionin për nëMaltë, vendlindjen e saj, për të filluar me familjen pushimet e Krishtlindjes. Me të arritur në aeroport e telefonuan ngaBrukseli për t’a njoftuar se prokurori do të bastiste banesën e eurodeputetit Marc Tarabella sepse sipas ligjit belg aty duhettë ishte i pranishëm presidenti i legjslaturës përkatëse. Metsola nuk hezitoi dhe mori të njëjtin avion që pas një orekthehej në Bruksel e më tej udhëtoi tok me policinë e prokurorin për në banesën në fjalë. Të nesërmen ajo deklaroi se kërkesat për heqje imuniteti do të trajtoheshin me urgjencë dhw vërtet ajo mblodhi menjëherë byronë e plenaren ku këtokërkesa u miratuan me votë gati unanime; në vijim policia arrestoi eurodeputetët e dyshuar. 

Në tetor 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit të Republikës lejen për të arrestuar deputetin socialist Sajmir Tahiri, ish ministër i Brendshëm 2013-2017. Edhe pse Tahiri e kishte bërë baltë me drogën e të tjera Rama e kishte mbrojtur si “ministrin më të suksesshëm” të qeverisë së tij; vetëm nën presionin e brendshëm e sidomos të jashtëme detyroi të dorëhiqet por e kandidoi në Tiranë në listën fituese të PS. Por mbas kërkesës së prokurorisë mbrojtja e Tahirit nga  Rama personalisht e nga mazhoranca e PS arriti nivele të papara. Prokurorët u thirrën në komisionin e madateve në Kuvend ku shumica socialiste i ktheu nga akuzues në të akuzuar; po kështu edhe kori i propagandësmediatike.

Kërkesa për arrestim u hodh poshtë, kurse ajo për kontroll banese u miratua mbas afro 10 ditësh: kohë e mjaftueshme për të “pastruar” shtëpinë. Veç kësaj Rama u konfliktua edhe me titullarë politikë të Parlamentit Europian të cilët kritikuan qëndrimin ndaj Tahirit. Ai u shkroi atyre letra me pretendiminse akuza ishte një gjueti shtrigash. Përgjigja me shkrim ishte: “Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, porpërkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur.” dhe “Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtëluftë“. 

Lexuesi mund të krahasojë standartin parlamentar Metsolas më atë Ramës dhe të konkludojë si të dojë. Por që ky i fundit t’i japë mësime morali Presidentes së Parlamentit Europian është një shkallë më e lartë e paturpësisë se çfarë kishim parë deri tashti. Me një të dhjetën e e skandaleve të Ramës,Metsola do të ishte dorëhequr; nëse jo do e kishin shkarkuar. 

Genc Pollo, Ish ministër e deputet

26 janar 2023

Previous Post

FIER/ Iku për peshkim por nuk u kthye më

Next Post

Detajet nga aksioni i SPAK, ish zv/ministrja dhe prokurori, lidhje me trafikun

droni

droni

Next Post

Detajet nga aksioni i SPAK, ish zv/ministrja dhe prokurori, lidhje me trafikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.