“Turbina” është emri i përkohshëm i projektit të një teatri të ri, që do të nisë të ndërtohet javët e ardhshme në Tiranë, (në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë), në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane. Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri Rama i cili edhe ka postuar disa foto të projektit.
Fatmirësisht kësaj here nuk kemi një kullë që shoqëron teatrin por vetëm atë.

















