Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i kërkoi mbrëmjen e së martës gjatë një bisede telefonike, Albin Kurtit, të pranojë propozimin evropian, i njohur ndryshe si nisma franko-gjermane.
Chollet përmes një postimi në Twitter, zbuloi dhe disa nga pikat e tjera të bisedimeve.
“Diskutuam për propozimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, shkruan këshilltari i DASH.
Në bisedën mes Chollet dhe Kurtit mësohet të jetë diskutuar dhe çështja e asociacionit dhe domosdoshmëria e rikthimit në institucione të serbëve në veriun e Kosovës.a.b












