Dorian Duçka, i përmendur si këshilltar i jashtëm i kryeministrit Rama, është përgjigjur sot në një thirrje telefonike nga Euronews Albania në lidhje me përmendjen e emrit të tij në çështjen e arrestimit të Mc Conigal në SHBA.
Duçka thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara nga televizioni.
“Nuk kam koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion”, shprehet Duçka. a.b











