Në fshatin Kameras, Krujë, 2 persona ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e shtetases E. K., dhe i kanë marrë 800 euro.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. r.k












