Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e karburanteve në vend ndërsa kishte një muaj që nuk mblidhej edhe pse bursa e naftës kishte rënë në nivelet e paraluftës në Ukrainë.
Një litër shitet me çmimin e ri me 208 lekë nga 199 që ishte më parë. Një rritje të ndjeshme prej 12 lekësh ka pësuar edhe çmimi i benzinës që do të kushtojë 189 lekë për litër nga 177 që tregtohej më parë.
Bordi i transparencës thekson se vendimet i ka marrë sipas lëvizjeve të bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. a.b











