Në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq po sot te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. a.b











