Është publikuar video në momentet e fundit para rrëzimit të avionit me 72 persona në bord në Nepal.
Të paktën 68 persona u konfirmuan të vdekur ndërsa kjo është katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit të vendit në 3 dekada. “31 trupa të pajetë janë dërguar në spitale” – tha një zyrtar i policisë duke shtuar se 36 të tjerë ishin ende në grykën 300 metra në të cilën avioni u përplas.











