Antonio Leka, 36-vjeç mbetet në burg pas masës së sigurisë nga gjykata e Lezhës.
Ai u arrestua nga policia e Lezhës me arsenal armësh dhe i veshur me anti-plumb ndërsa deklaroi se kishte ndërmend të vriste politikanët e Lezhës.
Në momentin e arrestimit, 36-vjecari nuk ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të policisë, ndërkohë iu ka thënë efektivëve se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët. a.b












