Një tjetër kompani fluturimesh do të kryejë tashmë një linjë të re drejt Rinasit. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur Iberia e cila do të bëjë linjën Madrid-Tiranë-Madrid.
”Një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Iberia spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë-Madrid”, ka lajmëruar në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama. m.k











