Policia kontrolloi sonte në banesën e Ervis Martinajt në Surrel pas një vendimi të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme për kontroll në banesat ku mund të qëndrojë Martinaj në kuadër të operacionit “Plumbi i Arte”.
Shtëpia e Martinajt në Surrel është vetëm pak metra nga vila-bunker e kryeministrit Edi Rama.
Ky është kontrolli i dytë pas atij në Fushë Kuqe në ambientet ku banonte Ervis Martinaj, i cili është zhdukur prej 8 gushtit 2022. Am.k











