Kreu i PD, Sali Berisha ka uruar për zgjedhjen e Kevin Mc Carthy si Spiker i Dhomës së Përfaqësuesëve, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Kongresmeni i mirënjohur Kevin Mc Carthy i cili ka udhëhequr grupin e kongresmenëve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesëve është zgjedhur Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA.
Zgjedhja e tij u arrit pas një dialogu të frytshëm me përfaqësues të Freedom Caucus (Grupi i Lirisë).
Me këtë rast, ju ftoj të dashur miq, ti urojmë suksese të mëdha Spikerit të ri të Dhomës së Përfaqësuesëve Kevin Mc Carthy në detyrën e lartë dhe shumë të rëndësishme për të cilën u zgjodh”, shkruan Berisha në rrjete sociale.
Kevin Mc Carthy u zgjodh në krye të Kongresit Amerikan në raundin e 16 të votimeve. m.k












