Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një femije 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces, thuhet në një postim të kreut të saj, Sali Berisha.
Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit, dhe shtoj se janë të padenja perpjekjet e Beogradit për të shfrytezuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qellime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, thekson deklarata e Berishës. a.b











