961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve, postoi dje në rrjete sociale kandidati i PD për Durrësin, Igli Cara.
”Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.
Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori.
E kuptueshme përse behet!
Duhet t’i shërbehet oborrit të Ramës”, shkruan Cara. a.b













