Kryeministri Rama ka mbyllur sot mbledhjen dyditore të qeverisë prej së cilës lajmi më i madh është zgjatja e saj, një rekord.
Në fund të fjalës së tij në mbledhjen maratonë, kreu i qeverisë iu thotë ministrave se ‘mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet’.
‘Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë.’- shkruan Rama.











