Ka dhënë dorëheqjen nga posti nënkryetari i bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo.
Ai është vëllai i Viola Strerjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi ka dyshime se mashtroi qytetarët duke u marrë para në këmbim të granteve përmes skemës së AZHBR-së.
Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit, ndërkohë dega e PD-së në këtë qytet ka kërkuar largimin e tij nga posti i drejtorit. m.k












