Një punonjës i OSHEE-së në Shkodër, është plagosur me thikë në orët e pasdrekës së sotme.
Burimet e policisë vendore, bëjnë të ditur se i plagosuri është Zamir Velaj.
Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.
Nga të dhënat paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së punonjësit ët OSHEE-së, ndërsa nuk dihet ende asgjë edhe për motivet, apo në se ngjarja ka të bëjë me detyrën e tij, apo jo.











