Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu shtetasin Lulëzim Përnezha 28-vjeç i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë. a.b












