• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mashtrimet përmes email dhe rrjeteve sociale, vajza nga Mamurrasi humb afro 30 mijë euro

droni by droni
31 December, 2022
in Kronika, Kryesore
0
DOSJA/ Dënohet “piratja”, sulmoi laptop-in e shefit te Inteligjencës së Ushtrisë, çfarë u vodh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që qarkullojnë në internet, ku persona që fshihen pas një tastiere dhe monitori dërgojnë njoftime se “keni fituar qindra mijëra euro”. Lajmërimet janë në rrjete sociale, në e-mail, por edhe në whatsapp.

Denoncimi i parë i Fiksit ishte në datën 20 janar 2021, ku një e moshuar nga Mamurrasi kishte paguar një shumë pasi ishte “fituese”. “Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro, familja nga Mamurrasi mashtrohet duke paguar disbursim 370 euro! ‘Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë’” ishte denoncimi i Fiksit.

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, një tjetër i moshuar nga Vlora, ka rënë pre e një skeme të ngjashme mashtrimi. Denoncimi I Fiks Fare është bërë në datën 28 qershor 2022. “Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh” ishte denoncimi i dytë.

Por, nuk mbarojnë këtu. Pasi një tjetër person, kësaj herë nga Librazhdi ishte gati për t’u dërguar këtyre personave një shumë. Denoncimi I këtij rasti ishte në datën 2 nëntor 2022. “Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fare se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari! I moshuari tregoi për kamerën e Fiks Fare se dikush i ka shkruar në rrjetin ‘Whatsapp” se kishte fituar 5 milionë euro në një lotari. Por, për disbursimin e kësaj shume, ai duhet të paguante 170 euro komision. Fiksi kontrolloi për numrin e telefonit, i cili rezultonte se ishte në shtetin e Beninit, Afrikë” thuhej në denoncim.

Fiksi ka biseduar me ekspertin Tomi Kallanxhi, i cili pohoi se “nuk mund të ngrihesh një ditë dhe të bëhesh i pasur pa punuar”. Ai apelon të gjithë që të kenë kujdes, mos të paguajnë njërës me emra të dyshimtë, apo edhe në vende të Afrikës. Më tej shton se janë disa skema, si rasti konkret, i cili është tipik mashtrimi, apo edhe me Whatsapp, Facebook e Instagram.

Por, pa kaluar shumë kohë nga këto denoncime, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër denoncim i rëndë. Një 29 vjeçare ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar plot 30 herë nëpërmjet pikave të transfertave të parave persona të panjohur.

Ajo rrëfen se ka parë një njoftim në “Tik Tok” se një person donte të dhuronte pasurinë, “pasi ishte sëmurë dhe se po vdiste”. Shuma në fillim ka qenë rreth 800 mijë euro. Personat nga ana tjetër i kërkonin të resë pagesa për disbursimin e shumës.

“Më kontaktonin në gjuhën shqipe. Njëherë zonja. Por, më pas ajo vdiq dhe më kanë dërguar disa video. Më pas një avokat dhe një përfaqësues I një banke. Kam folur në Whatasapp. Më udhëzonin dhe më jepnin emra ku duhet të dërgoja paratë. Më dërgonin emra të ndryshëm. Më pas më thanë se shuma nga 800 mijë euro ka shkuar në 1.2 milionë euro. Por për disbursime, dogana, karta, testament më kërkonin vazhdimisht t’u dërgoja para. U kam dërguar nga 800, 900, 1000 apo shumë të ndryshme” thotë ajo.

Nga verifikimi i Fiks Fare rezulton se e reja ka dërguar plot 30 herë në drejtim të personave të ndryshëm sasi të ndryshme parash. Shuma në total nga kalkulimet është rreth 24 mijë euro. Por, personat nuk mjaftohen me kaq, pasi kërkojnë edhe shuma të tjera për të nxjerrë kartën, për ta dërguar/TCH

Previous Post

Dy shqiptarë humbin jetën në Greqi, enigma. U gjetën pa jetë nga gratë

Next Post

Rrahje ne familje mes grave në Lushnjë, 1 në pranga

droni

droni

Next Post
Aksidenti i rëndë me 2 francezët, policia jep detajet

Rrahje ne familje mes grave në Lushnjë, 1 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.