Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka surprizuar nënën e aktorit të njohur të humorit, Albano Bogdo me një telefonatë të papritur.
Berisha ndodhej bashkë me Albanon kur ky i fundit telefonon nënën e tij dhe më pas telefonin ia kalon kreut të PD-së.
Floriana Garo, zëdhëndësja e PD, e ka filmuar këtë moment dhe e ka postuar në rrjetin social Instagram.
Berisha e falenderon zonjën për mbështetjen që i ka dhënë atij dhe Partisë Demokratike.
Biseda:
Nëna e Albanos: Se jam në dyqan
Albano Bogdo: Lere dyqanin, urdhëro ke doktor Berishën, foli.
Sali Berisha: Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës. Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj.
Turjan Hysko: Ia shtove jetën mamamës së Albanos o doktor.
Floriana Garo: Po flet me mamanë e Albanos, që është një fanse e zjarrtë
Kreu i PD-së, Sali Berisha do të jetë i ftuar special në programin “Klanifornia” në natën e ndërrimit të viteve. m.k
https://www.instagram.com/reel/CmycXf3jmKe/?igshid=YmMyMTA2M2Y=











