AKSHI ka nisur procedurat për shkarkimin e Erisa Ferros, që u arresrua sot me një sasi të madhe kanabisi në makinën ku ndodhej.
Sipas AKSHI-t, Fero do të shkarkohet. Dhe, përkundër botimeve në mediat, ajo ishte specialiste dhe jo drejtoreshë në këtë institucion.
Detajet nga AKSHI:
Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.
Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.











