Në orët e mbrëmjes, në hyrjen e një pallati në qytetin e Burrelit, ka marrë flakë kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik që furnizonte pallatin me energji dhe nga ky dëmtim nuk ka persona të lënduar.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.











