• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Qeveri teknike? Pse jo, për të kryer reformën administrative!

admin by admin
12 August, 2016
in Politika
0
ARTAN FUGA/ Qeveri teknike? Pse jo, për të kryer reformën administrative!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
artan fuga, vogel

Artan Fuga

Që shteti t’i shërbejë qytetarit dhe administrata të kryejë funksionet e veta ka nevojë për një reformë të thellë administrative. Te ne politika e dëmton administratën dhe mund të thuhet që politika dhe politizimi e dëmtojnë shtetin.
Kemi një çerek shekull që endemi për të ndërtuar një shtet që të mbrojë qytetarin karshi të fortëve që marrin nëpërkëmbë ligjet, rregullat, barazinë e shtetasve, që nëpunësin e dhunojnë, e tallin dhe e përdorin si leckë. Dhe nëpunësi nga ana e vet ja nxjerr dufin qytetarit që i troket te dera apo e sheh nga dritarja e zyrës. E vjedh, e përçmon, e përbuz, e plaçkit, e hedh tutje si leckë, e quan si një bizhdil që i ka ngecur nëpër këmbë. E di ai se pas katër vitesh nuk do të jetë më ndofta në detyrë, rrotacioni vjen shpejt, prandaj çka për të bërë duhet ta bëjë shpejt, duhet të fusë në xhep të ardhura sa për tetë vjet, sepse ka rrezik që të jetë katër vjet në punë, katër vjet pa punë.
Servilizmi ndaj shefave, kur nuk ka asnjë të drejtë që ta mbrojë nga arbitrariteti e bën nëpunësin të jetë qengj me eprorët dhe ujk me qytetarin dhe vartësit.
Për të dalë nga kjo gjendje ka rekomandime të thjeshta, të zbatueshme brenda tre muajsh, mjafton të ketë vullnet politik. Ata që thonë se janë të pazbatueshme, sigurisht që llomotisin kështu sepse u preken interesat e ndyra.

Ja rekomandimet:
1. Asnjë familje nuk mund të ketë dy të punësuar nga gjiri i vet si nëpunës në administratën publike kombëtare ose lokale. Kjo shtrihet në rrethin familjar midis burrit dhe gruas, fëmijëve dhe prindërve, fëmijëve të një çifti dhe kushërinjve të parë. Këtë e quajmë rreth familjar të perimetrit të parë. Mjaft me nepotizma të fëlliqur ku punët e shtetit ndahen mes klaneve të ndryshme nga qendra deri në njësitë bazë.
2. Asnjë nëpunës nuk mund të vazhdojë të jetë anëtar partie sa kohë nis punën në administratë, nuk mund të marrë pjesë në mitingje partie, nuk mund të kuotizojë për partinë dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë anëtar komisionesh zgjedhore ose vëzhgues në emër ose për llogari të një partie politike. Nëpunësi nuk mund të shërbejë si militant politik.
3. Askush që ka një dënim administrativ që e ka nxjerrë njëherë nga radhët e administratës publike ose është dënuar nga një gjykatë qoftë edhe për fajin më të vogël nuk mund të rimerret ose të vazhdojë të jetë anëtar i administratës publike.
4. Në krahasim me gjendjen e sotme administrata publike ka vend të shkurtohet 50 për qind. Gjithandej është stërmbushur me militantë që tundin derën dhe marrin lekë si rroga nga buxheti i shtetit për shërbimet e tyre partiake, për lidhjet e tyre familjare, ose si elektorat i mundshëm. Nëpunësve që do të shkurtohen u jepet rroga vjetore duke qëndruar në shtëpi për një vit rresht dhe pasandaj ata duhet t’i bëjnë kokës derman duke gjetur punë ku të duan. Atyre që mbeten u duhet rritur rroga dyfish në proporcion me detyrat dhe përgjegjësitë, ku gjysma e pagës jepet si rrogë dhe gjysma të tjetër në funksion të cilësisë të kryerjes të detyrave sipas parametrave të matshëm.
5. Asnjë ministër nuk mund të jetë deputet, ose anëtar i kryesisë të një partie sipas një propozimi që kam bërë prej mëse dhjetë vjetësh te libri im “Shoqëria Periferike”. Po ashtu as edhe një zëvendësministër. Ata mund të vazhdojnë t’i përkasin partisë politike nga kanë ardhur, por pa kryer asnjë funksion drejtues në të.
6. Nëpunësi më i lartë i një administrate qendrore ose lokale, drejtorie të përgjithshme, etj., është sekretari i përgjithshëm. Ai nuk mund të ketë qenë kurrë anëtar i një partie politike dhe nuk mund të jetë anëtar partie sa kohë kryen detyrën e lartë administrative. Është ai që firmos emërimet e nëpunësve, firmos tenderat, nëse këto do të vazhdojnë të ekzistojnë, pra drejton administratën dhe jo ministri.
7. Asnjë person nuk mund të emërohet rishtazi nëpunës i administratës në kohën kur në qeverrisje është partie ku ai ka bërë pjesë ose bën pjesë.
8. Në bashkitë e Shqipërisë, kryetari i bashkisë të jetë jofunksionar, por të paguhet me honorare sipas orëve të punës që i takon të kryhej pasi ka marrë mandatin, pra si përgjegjës administrativ të jetë sekretari i përgjithshëm i bashkisë.
9. Asnjë botues, pronar mediash, pronar që merr tendera nga shteti ose bashkitë nuk mund të ketë vëlla, motër, krushk, prind, nuse, burrë, etj., pra nga rrethi familjar i perimetrit të parë, të punësuar as si roje porte në administratë, jo më nëpunës apo drejtoruc, si kompensim për shërbime të fëlliqura që bën ose mund t’i kërkojnë të bëjë.
10. Cdo vend pune në administratë publike, vakant ose i zënë duhet të shpallet i lirë njëherë në tetë vjet, sipas kritereve të publikuar qysh më parë, të përhershme, ku një nga kriteret të jetë cilësia e notës në arsimim që nga shkolla e mesme e lart. Pas tetë vitesh në një nëpunësi, cdo nëpunës duhet të largohet nga ai vend pune për të konkurruar për një vend tjetër në administratë, ku vlerësimi të bëhet edhe nga hierarkia, por edhe nga kabinete ekspertize të pavarur, nga komisione qytetare, etj.
11. Çdo dëmtim dhe abuzim me fonde në administratë, të shpallet vjedhje administrative dhe të dënohet si i tillë. Çdo konstatim i bërë nga KLSH të konsiderohet ligjërisht dhe automatikisht si denoncim në Prokurori për vjedhje dhe të ketë statusin e iniciuesit të çështjes penale.
12. Nëpunësit duhet të kenë sindikatat e tyre që me ligj u mbrojnë të drejtat. Çdo nëpunës që fiton çështjen në gjykatë rinis punën realisht dhe rroga e muajve të humbur paguhet nga funksionari që e ka liruar padrejtësisht nga detyra.
13. Asnjë nëpunës nuk mund të caktohet në një detyrë më të lartë administrative pa pasur në cv e vet, përvojë nga detyra më të ulëta nëpunësie të kryera më parë dhe të vërtetuara formalisht.
14. Për marrëdhëniet me qytetarët dhe plotësimin e detyrimeve duhet që për çdo post të caktohen edhe kompetencat, edhe detyrimet, por edhe afatet administrative brenda të cilave duhet të kryhen ato. Marrja e kompetencave hierarkike të çdo nëpunësi dhe përdorimi i tyre nga të tjerë, qofshin këta edhe eprorë, konsiderohet krim ose faj administrativ.
15. Asnjë nëpunës, sado i vogël ose i madh qoftë, nuk mund të jetë pronar i një biznesi sa kohë kryen detyrën e tij, as mund të jetë aksioner i një sipërmarrjeje që nuk është kuotuar në bursë, brenda ose jashtë Shqipërisë, nuk mund të ketë llogari rrjedhëse jashtë vendit, nuk mund të ketë ai dhe bashkëshortja ose bashkëshorti i vet, ose prindërit apo fëmijët e tyre të ardhura dytësore prej një biznesi të ligjshëm.
16. Krijohet regjistri elektronik administrativ që bart të dhënat që duhen për këtë reformë dhe njësia për verifikimin e kërkesave të saj. Ftohen kundrejt shpërblimit për detyrën e kryer që qytetarët të ofrojnë të dhëna për raste të shkeljeve të këtyre kritereve dhe pagesat e këtyre shpërblimeve te bëhen nga pagat e atyre që janë përgjegjës për mosmarrjen në konsideratë të kritereve të mësipërm. Shkelja e tyre quhet vepër penale.

Mendoni ju se nuk ka në Shqipëri 50 veta që duke qenë qytetarë të devotshëm nuk janë gati të përkushtohen qoftë edhe pa shpërblim për ta kryer këtë reformë brenda tre muajsh dhe pastaj të shkojnë në punë të vet, me ndërgjegjen e qetë, se i kanë shërbyer vendit?
Mendoni ju se të “bësh shtet” është të këpusësh lidhjet elektrike gjynahqarëve qe nuk paguajnë dot faturën e dritave apo është të marrësh reforma administrative për ta zhdukur nëpunësin debil dhe militant me mendje të mbyllur, që është gati të kryejë çdo veprim që i kërkon shefi, që e mashtron shefin dhe dhunon qytetarët?
Mendoni ju se është ndonjë filozofi e madhe për t’i vendosur në zbatim këto rekomandime dashamirëse?
Mendoni ju se qytetarët nuk do t’i aprovonin ato edhe sikur thasë me narkodollarë t’u jepeshin për të votuar kundër tyre?

Previous Post

EMRI/ Lushnjë, tenton të vrasë ish-gruan dhe familjarët e saj, arrestohet 42-vjeçari

Next Post

Erion Braçe vazhdon me sulmet ndaj LSI, pas Panaritit “godet” ZVRPP-në

admin

admin

Next Post
Erion Braçe vazhdon me sulmet ndaj LSI, pas Panaritit “godet” ZVRPP-në

Erion Braçe vazhdon me sulmet ndaj LSI, pas Panaritit “godet” ZVRPP-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.