Nëndrejtori i SHISH Oljan Kanushi dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko janë parë të futen në ambientet e Kryeministrisë pasditen e së martës.
Ata u panë nga gazetarët që po raportonin pas mbledhjes së qeverisë.
Vizita vjen në një kohë kur sulme të tjera nga grupi hacker-ave iranianë janë raportuar edhe në sistemet bankare.
Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi, tha se pre e sulmeve kibernetike kanë rënë jo vetëm sistemet shtetërore por edhe ato private.a.b











