Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier tha një ditë më parë se ulja e tarifave të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë në fund të vitit të ardhshëm.
Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming do të fillojnë nga data 1 tetori 2023.
Në korrik 2021 është nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa marrëveshja e nënshkruar në Tiranë është e dyta.
Zëdhënësja e KE-së ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.
Më kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt më datë 6 dhjetor në Tiranë, nënshkrua Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. a.b











