Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar sot me një dekret kreun e SHISH Helidon Bendo, pas specializimit të tij në SHBA.
Bendo drejton SHISH qe nga viti 2017 ndërkohë që muajt e fundit ai ndoqi një specializim në SHBA në lidhje me sigurinë.
Para pak ditësh ai u kthye në institucion por nuk e lejua të futej në zyrë duke shënuar një skandal. Tashmë në krye të SHISH si nënkryetar është një njeri i afërt i kryeministrit.
Vetë Rama tha se i ka ofruar Bendos vendin e këshilltarit të sigurisë në kryeministri. a.b











