Banorët e Kukësit protestuan kundër taksës ne Rrugën e Kombit. Fillimisht ata u grumbulluan para bashkisë së Kukësit, me pas vazhduan protestën në rrugën e Kombit. Për afro gjysmë ore protestuesit penguan lëvizjen e mjeteve megjithëse nuk pati fluks të tyre.
Banorët e Kukësit kërkojnë të përjashtohen nga taksa 5 euro për shkak se ajo u rëndon shumë ekonominë e tyre. Më herët vete kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ka kundërshtuar taksën e rrugës. Edhe bizneset gjithashtu kanë qenë në një linjë me banorët. Me dhënien me koncesion për mirëmbajtjen e rrugës u vendos edhe taksa 5 euro.












