KLSH-ja ka depozituar një kallëzim në Prokurori ndaj kryetare së KQZ-së Lefteri Luzi. Kallëzimi ka të bëjë me shkeljet me dy projektet pilot për zgjedhjet e vitit 2013.
Sipas KLSH-së, rezulton se KQZ ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013, kur projekti mund të kryhej edhe nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Të dy projektet pilot në Tiranë dhe në Fier, dështuan, thuhet në raportin e KLSH. Firmosja e kontratës mësohet se është bërë pa miratimin e avokaturës.
Për projektin në Fier, llogaritet në 996 mijë euro, ndërsa për projektin në Tiranë, në 1 milionë e 596 mijë euro.
Dëmi i shkaktuar nga te dy projektet thuhet se është 2.6 milionë euro.
KQZ ka shkelur kontratën me kompaninë INDRA System SA. Sipas KLSH, KQZ e favorizoi kompaninë duke i kthyer dhe pajisjet e projektit.











