Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të zhvillojnë këtë javë vizitën e anuluar pak kohë më parë në fshatrat me minoritet grek në vendin tonë si Dropull, Derviçan etj.
Mitsotakis anulloi takimin e mëparshëm për shkak se moti i keq nuk i premtonte një udhëtim të sigurt me helikopter për në jug të Shqipërisë.
Ndërkohë në kuadër të një turi ballkanik, ministri i Jashtëm Nikos Dendias do vijë në Shqipëri të mërkurën. Ai do të takohet me homologen shqiptare, Olta Xhaçka, ndërkohë që është planifikuar edhe një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Pala greke pret që të ketë përparim në çështjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët, në mënyrë që të dy vendet të mund të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre për çështjen e delimitimit të zonave detare, shkruajnë mediat greke. a.b












