Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk kishte asnjë ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.
Rama e bëri deklaratën pas zgjedhjes së kreut të SPAK ku kandidati që përflitej se preferohej prej tij nuk mori votat e mjaftueshme për të drejtuar institucionin.
“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!
Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!”, deklaroi Rama përmes një postimi në twitter. m.k











