• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Emigrantët ilegalë shqiptarë mund të kthehen shumë shpejt nga Britania, shpjegimet e ambasadorit

droni by droni
15 December, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Emigrantët ilegalë shqiptarë mund të kthehen shumë shpejt nga Britania, shpjegimet e ambasadorit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka shpjeguar ndryshimet që do të pësojë ligji për emigracionin në Britani.

Ambasadori tha se ajo që sjell kjo marrëveshje është se kthimi i emigrantëve të paligjshëm do të ndodhë më shpejt. “Përpara kësaj, njerëzit mendonin se mund të qëndronin, tani jo më”, tha Ambasadori.

Pjesë nga intervista në emision

Blendi: Ambasador, dëshiroj t’ju pyes drejtpërdrejt për lajmet e ditëve të fundit, ato më interesantet që kanë të bëjnë me ligjin e ri për emigrantët në Britaninë e Madhe. Pas një telefonate mes kryeministrit tonë dhe kryeministrit tuaj flitet se ka një ndryshim në ligj. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë ndryshimi do të pësojë ligji?

Ambasadori: E kam këtu komunikatën e përbashkët që kanë nxjerrë dy kryeministrat tanë dhe është me të vërtetë një komunikatë e fortë. Ka një sërë kapitujsh, por në mënyrë të veçantë do të na mundësojë të bëjmë dy gjëra për migracionin: së pari ta trajtojmë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe së dyti, një Task Forcë e re e Përbashkët, çka nënkupton forcimin real të bashkëpunimit tonë operacional.

Blendi: Deri tani, Shqipëria, nuk ka qenë një vend i sigurt?

Ambasadori: Pra, ne kemi probleme me ligjin tonë sepse nuk ka një dispozitë për mënyrën e përcaktimit të vendeve si të sigurta, siç e kanë disa vende të tjera. Ne kemi një mekanizëm të ndryshëm dhe një proces legjislativ të ndryshëm. Ajo çka ofron ky ligj është rikonfirmimi i garancive që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë sipas detyrimeve ndërkombëtare. Kjo nënkupton faktin se edhe Britania e Madhe do të bëjë më shumë duke ofruar mbështetje, veçanërisht kur kemi viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose individë të tjerë që kthehen këtu, ne do të ofrojmë më shumë mbështetje dhe ndihmë, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin tonë në mënyrë operacionale.

Blendi: Çfarë do të thotë të bashkëpunojmë dhe funksionojmë së bashku?

Ambasadori: Natyrisht, është e rëndësishme të themi  që migrimi është një çështje globale. Nuk është diçka që mund të gjejë zgjidhje vetëm nga një vend. Pra, siç mund ta keni parë muajin e kaluar, ne kemi intensifikuar bashkëpunimin me Francën përmes një marrëveshjeje. Ne po punojmë me partnerë të tjerë evropianë dhe sigurisht që dëshirojmë të punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë.

Blendi: Si do të punoni me Shqipërinë? Në cilin drejtim?

Ambasadori: Ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe forcave tona, ato kufitare dhe të emigracionit në mbarë vendin tonë.

Blendi: Flitet se disa zyrtarë britanikë të emigracionit do të vendosen në aeroportin e Tiranës?

Ambasadori: Pra, mendoj se kjo është keqinterpretuar. Task Forca e Përbashkët është një përpjekje shumë më e gjerë, këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi njerëz që do të punojnë në MB, një njësi e re e dedikuar në MB që aktualisht po punon, veçanërisht për të përshpejtuar proceset, por do të kemi gjithashtu bashkëpunim më të gjerë dhe këtu. Pra, po, ne tashmë kemi bashkëpunim me Aeroportin e Tiranës dhe do të bëjmë më shumë, por shkon përtej kësaj, pasi policia juaj kufitare dhe e migracionit kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me ne. Dhe ajo çka dëshirojmë të bëjmë është t’i mbështesim dhe të zgjerojmë kapacitetet e tyre dhe do të shihni shumë në këtë drejtim në ditët në vijim.

Blendi: Çfarë do të thotë që Shqipëria është një vend i sigurt për Britaninë e Madhe, për ligjin e MB-së? Cilat do të jenë pasojat pas këtij vendimi?

Ambasadori: Shikoni, ne shpresojmë që kjo në thelb do të thotë që njerëzit të kuptojnë që të mos i ndërmarrin këto udhëtime të paligjshme që janë shumë të rrezikshme. Do ta keni parë ngjarjen shumë të trishtueshme në Kanalin e La Manshit këtë javë, dhe me të vërtetë, jemi shumë të shqetësuar për humbjet e jetës që kjo ka sjellë. Natyrisht, ndiejmë keqardhje për të gjitha…

Blendi: Kishte shqiptarë?

Ambasadori: Pra ndiejmë keqardhje për të gjitha familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur të dashurit, nuk kemi ende konfirmim të kombësive. Ne kemi parë raporte për individë që kanë vdekur dhe, natyrisht, jemi shumë të shqetësuar. Ne do ju përditësojmë sa më shpejt që të mundemi.

Blendi: Tani, nëse njerëz nga Shqipëriado të hyjnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, a do të kthehen në Shqipëri?

Ambasadori:Pra, nëse dikush shkon ilegalisht, sigurisht që do të kthehet. Ajo që sjell kjo marrëveshje është se do të ndodhë më shpejt dhe do të jetë më e qartë se këto rrugë nuk ju japin mundësinë të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar. Perpara kësaj, njerëzit mendonin se mund të qëndronin, tani jo më.

Blendi: Cili është ndryshimi mes të djeshmes dhe të nesërmes pas këtij vendimi?

Ambasadori: Pra, sigurisht, ne tani po punojmë shumë intensivisht për ta zbatuar, por jo gjithçka do të ndodhë menjëherë. Por disa gjëra do të ndodhin shumë shpejt. Tashmë kemi fluturime kthimi çdo javë dhe do ta intensifikojmë këtë dhe do t’i kalojmë këta numra të konsiderueshëm njerëzish që kanë shkuar ilegalisht dhe do të sigurohemi që ata të kthehen sa më shpejt në Shqipëri. Dhe nëse dikush shkon në të ardhmen, do të përballet me të njëjtën gjë. opinion.al

Previous Post

Rama prezanton skemën e pagave selektive për pedagogët e universiteteve dhe paralajmëron mbylljet në rrethe

Next Post

Aksident i rëndë më unazën lindore të Tiranës

droni

droni

Next Post
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë më unazën lindore të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.