• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Vendimet e qeverisë për Portin e Durrësit, Bozdo: Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike”

droni by droni
14 December, 2022
in Ekonomia, Kryesore
0
Investimi 2 miliardë euro në Durrës nga kompani guackë, pastrim parash te pista te qeverise me kompani fantazme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë, tha sot në një deklaratë për mediat anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Argumentat:

Qeveria ka vendosur mbi dy çështje të rëndësishme me të cilat sot debatohet shume:
Së pari, vetëm faza e parë e ndërtimit të Portit të ri të Durrësit do të kushtojë 390 milionë euro dhe ndërtimi i tij do të bëhet nga fituesi i një gare ndërkombëtare;
Së dyti, mekanizmi i financimit do të jetë përsëri një partneritet publik-privat, apo ndryshe PPP;

Por le ti shohim këto çështje më nga afër:
Qeveria ka vendosur që të hapë garën ndërkombëtare për një projekt qe kushton 390 milionë euro, pasi ka hartuar së bashku me konsulentin ndërkombëtar, të gjitha studimet përkatëse.
Pyetjet që ne ngremë sot janë:
Perse kjo skemë nuk u zbatua edhe me projektin e ndërtimit të apartamenteve, hoteleve dhe marinës, dmth në projektin Alabar që kushton 2 miliardë euro?
Përse, gara që zv/kryeministria Balluku e konsideron të domosdoshme, nuk u aplikua edhe ne rastin e projektit Alabar?
Përse u negociua drejtërsëdrejti me Alabar, pa hapur garën dhe vendosur kritere specifike?

Perse 80 deri në 150 ha i jepen pa garë Alabar për të ndërtuar dhe fituar?
Perse Alabarit i falen 150 milione euro ne taksa?
Përse toka e ndërtimit i jepet me 1 euro, ndërsa për Portin e ri të Durrësit u dashka hapur gara?

Përse nuk u mor një konsulent ndërkombëtar që të përgatitej një projekt ndërkombëtar dhe i gjithë projekt të tenderohej ndërkombëtarisht?
Cilin standard duhet të besojmë: atë që qeveria prezanton përpara ambasadorëve, apo atë që Rama zbaton me mikun e tij Alabar?

E vërteta është se i zënë ngushtë përpara opinionit publik për aferën e ndertimeve ne portin ekzistues, Rama dhe qeveria e tij premton garë ndërkombëtare përpara ambasadorëve! E bën këtë ngaqë është zënë me presh në dorë ndërsa vjedh Durrësin dhe Portin e tij.
Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë.

Rama zgjodhi të mos hapte garën sepse Alabar është mik dhe klient i tij, dhe Rama mikut i dhuron, sigurisht jo thjesht në emër të mirësisë, pronën më strategjike të shtetit shqiptar, Portin aktual të Durrësit.
Madje duke bërë këtë, ka guximin e të paturpshmit kur ia shet durrsakëve dhe shqiptarëve si “zhvillim dhe ekonomi”. E vërteta është që ia sapo i ka vjedhur Durrësit dhe gjithë Shqipërisë asetin më të vlefshëm, dhe e ka bërë këtë vetëm për përfitim të tij.
E ka bërë këtë në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe MSA, ndërsa ambasadorëve dje u premton rregulla loje dhe garë të ndershme. Ky është Edi Rama, me një fytyrë kinse evropiani për ndërkombëtarët, dhe një fytyrë të vërtetë Enveri për shqiptarët.

Së dyti, qeveria sapo na pohoi faktin që edhe porti i ri do të ndërtohet me koncesion: Sipas qeverisë, 54% të financimit do te mbulohet nga kompania ndërtuese. Kjo, po sipas qeverisë, “…nuk do të rëndojë në buxhetin e shtetit sepse do të paguhet nga Autoritetit Portual i Durrësit…”
54% e një investimi 390 milionë euro është 210 milionë euro. Po të marrim parasysh që fitimi vjetor i “Porti Durrës sha” është rreth 2 milionë euro në vit, kuptohet që do të duhen më shumë se 100 vjet për të shlyer këtë investim.

Asnjë skemë biznesi nuk mund të qëndrojë me matematikën e kësaj qeverie. Prandaj ky është një mashtrim i pastër, për ti shitur opinionit publik PPP mashtruese të radhës. Dhe këtë e bën pikërisht ditën kur misioni i FMN deklaroi se PPP që kanë arritur në 40% të PBB, janë rreziku më i madh për ekonominë shqiptare dhe se qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.

Përfundimi është se Rama ka vendosur të vjedhë dy herë Shqipërinë dhe shqiptarët: e para nëpërmjet projektit “Alabar”, që ka filluar të shesë në ajër apartamentet e pa ngritura që tani, dhe e dyta nëpërmjet një PPP tjetër me të cilin do të ndërtohet Porti i ri i Durrësit.

Lekët do ti paguajnë shqiptarët, pavarësisht nëse janë të majtë apo të djathtë. Rrënimi i Shqipërisë po ndodh njësoj, për të majtë e të djathtë. Largimi i shqiptarëve dhe zbrasja e vendit i ka prekur të gjithë, të majtë dhe të djathtë. I vetmi që fiton është Edi Rama, që nuk është as i majtë dhe as i djathtë, por rreziku numër një i Shqipërisë.

Previous Post

Mbytet gomonia në La Manche. Në gomone refugjatë edhe nga Shqipëria, një shqiptar i shpëtuar

Next Post

VIDEO/ Ministri Manja, a ka amnisti për këtë vit për të burgosurit

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Ministri Manja, a ka amnisti për këtë vit për të burgosurit

VIDEO/ Ministri Manja, a ka amnisti për këtë vit për të burgosurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.