Gjykata ka lënë në qeli ish-drejtoreshën në OSHEE, Albana Ferraj. Sot u dha masa e sigurisë arrest me burg.
Ajo akuzohez për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro që lidhet me favorizimin e një kompanie italiane në një tender në vitin 2016.
Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.
Ajo bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish-drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.











