Ekrem Neziri, është polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës.
Ai është operuar me sukses të plotë sot në QKUK (spitali publik i Prishtinës).
”Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, deklaroi sot kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që i bëri policit në spital. m.k











