Policia e Korcës arreston një shtetas për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Niko Xhima, 28 vjeç, banues në fshatin Moravë.
Arrestimi i tij u bë pasi dje ky shtetas, në lagjen nr 7 në Korçë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, (por edhe si pasojë e përplasjes fizike) që Xhima ka patur me shtetasin M.Ll, 24 vjeç, banues në Korçë, e ka plagosur këtë të fundit, duke i dëmtuar veshin.
Shtetasi M.Ll, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.











