Kryetari i një partie nacionaliste shqiptare u ndalua sot në Kakavijë nga policia greke dhe nuk u lejua të hynte në Greqi.
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje prej tyre në pikën kufitare në shkelje të të drejtave të njeriut dhe në kundershtim më konventat nderkombëtare.
Më pas autoritetet greke refuzuan kalimin e Veliut në tokën greke dhe ndërkohë ende mbahet i bllokuar prej tyre, shkruan “shqipëria e bashkuar”.











