Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj nga Lezha, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, te Kodra e Diellit.
Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Vladimir (Valmir) Kola i lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin.
Më poshtë është foto e tij:

Policia ka shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi. Bëhet fjalë për Kened Antoni 25 vjeç i lindur dhe banues në Pejë dhe Gjelosh Krasniqi 49 vjeç lindur dhe banues në Pejë.











