Ka dështuar Luiza Gega në garën 3000 metra me pengesa e cila u zhvillua sot në mesditë me një rezultat afërsisht dhjetë minuta duke qenë ndër atletet e fundit në garë.
Ajo ishte në vendin e 16 nga 19 garues.
Gega u përfshi në garë pavarësisht faktit se ajo ishte dëmtuar në këmbë. Një ditë më parë ajo postoi në rrjetet sociale duke theksuar dëmtimin por ndërkohë edhe duke qenë e bindur për një rezultat të mirë.
Gega ra në sy që në fillim për mënyrën se si kalonte pengesat dhe sidomos pengesën me ujë ku Gega u hodh me dy këmbët, dicka jashtë standardit në këtë lloj gare, por jo shkelje.
Gega po merr pjese ne Olimpiaden boterore, Rio 2016 ne Brazil.











