Lagja e Kënetës në Durrës vijon të jetë e përmbytur edhe sot pavarësisht se niveli i reshjeve ka rënë.
”Situata sot në zonën e Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën e përmbytjeve . Me e keqja është se ujrat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtepive të qytetareve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i rreshjeve.
Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot.
Pas Galasë së mbrëmshme uroj t’i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë”, poston në rrjete sociale anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj. a.b













