Vazhdon rritet numri i efektivëve nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, me mjete të larta, mjete lundrimi e pajisje të posaçme për situata përmbytje.
Mbi 100 efektiva të forcës tokësore janë nisur për në zonat e përmbytura në Shkodër.
Ata i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër sipas planit të reagimit, në kushtet kur reshjet e furishme dhe standardet e sigurisë së digave kanë imponuar edhe shkarkime ujërash.












