Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.
Për pasojë 64 vjeçari ka gjetur vdekjen.
Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. r.k
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.











