“Çdo jetë ka rëndësi”, kjo ishte moto e protestës në Tiranë për dhunimin e 22-vjeçares nga Kenia, e cila ndodhet në gjendje të rëndë spitalin e Traumës.
Aktivistja Xheni Karaj, e cila mori pjesë në protestë u shpreh se shteti tentoi të fshehë ngjarjen. Ajo kërkoi drejtësi për 22-vjeçaren që po lufton për jetën.
”Vetëm për njerëzit e kamur punon drejtësia? Fshehja e këtij krimi vendos një precedent ndaj të pambrojturve në vendin tonë. Kërkojmë më forcë hetimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Institucionet të paguajnë faturat për kurimin e saj jashtë vendit”, u shpreh Karaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 13 gushtit kur vajza nga Kenia u dhunua në dhomën e saj dhe më pas u la pa ndnjenja në rrugë, me gjasë pasi ishte hedhur bga dritarja prej dhunuesve.
Kanë qenë shoqet e 2-vjeçares që e kanë identifikuar atë në gjendje kritike për jetën.
22-vjeçarja punonte në nga kazinotë e kryeqytetit. m.k











