• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

OLA XAMA/ Shfryrja e flluskës të Portit Turistik të Durrësit

droni by droni
14 November, 2022
in Ekonomia, Kryesore, Opinion
0
Kompania Moveo Albania largon administratorin pas lajmit se përfaqëson një kompani guackë që do ndërtojë Portin e Durrësit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ola Xama

Kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të veçantë për ndërtimin e Portit të ri Turistik të Durrësit ka zhveshur tërësisht mitin disavjeçar të propagandës të saj se “Shqipërisë më në fund i trokiti në derë fati dhe disa pasanikë nga Emiratet Arabe po vijnë të Rilindin Durrësin dhe portin e qytetit”.

Nëse lexon me kujdes planin financiar të projektit, kushtet e kontratës, përfitimet që rrjedhin nga statusi i veçantë “strategjik” dhe aktet se kush do të financojë dhe drejtojë kompaninë, kupton se në fakt po ndodh e kundërta: investitorit i ka trokitur fati dhe në një vend në zemër të Adriatikut një qeveri po e fton të vijë të investojë me risk shumë të ulët dhe fitime kolosale.

Po përse situata e asaj çfarë na është prezantuar është e kundërta?

Pikësëpari, nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës dhe zhvendosjen e portit tregtar. Projekti zhbën tërësisht Portin mijëvjeçar dhe sjell ndërtimin e një kompleksi me pallate, dy hotele dhe një marinë të vogël me 280 vende e cila planfikohet të ndërtohet e fundit. 84 vende do të jenë për jahte të mëdha dhe 196 për varka dhe jahte të vegjël. Për analogji mund të bëjmë disa krahasime me koncesionet e dhëna në Shqipëri për marina turistike. Numri i vendeve të ankorimit në Portin e Kalasë së Turrës parashikohet të jetë 700, ndërsa në kontratën e parë me kompaninë Yldon në Durrës 500. Nëse i krahasojmë me porte të tjera afër me ne si në Kotor, Split dhe Greqi numri i vendeve të ankorimit është sërish më i ulët. Po ashtu projekti ndan ndërtimin e vendeve të jahteve për gjatësi mbi 40 metra dhe nën 40 metra. Standardi dhe konkurrenca që kanë disa nga marinat më të zhvilluara të Europës, në Antibes (jugu i Francës) apo Porto Cervo (Sardenja) është për gjatësi jahtesh mbi 170 metra.

Miti i dytë që rrëzohet është ai i rritjes së investimeve pasi projekti ka vlerë kolosale prej 2.1 miliard euro. Ky nuk është projekti i parë në Shqipëri që investon në shifra të miliardave euro. Kemi Statkraftin që ka kaluar vlerën 1 miliard euro, apo gazsjellësin Trans Adriatic. Edhe pse me një rëndësi strategjike më të madhe pasi lidhet me burimet e energjisë, qeveria nuk i ka dhënë të njëjtat lehtësi fiskale që po i jep kompanisë Eagle Hills. Nga ana tjetër, zhvendosja e portit të mallrave në Porto Romano do të kërkojë rreth 800 milion euro për t’u investuar nga qeveria, ose kompani private koncesionare të cilat do t’i nxjerrin paratë nga tarifat portuale.

Nëse ne na është prezantuar se kompania do të vijë të hedhë para në Shqipëri dhe mbas disa vitesh edhe mund të nxjerrë investimin e pastaj ndonjë fitim, jemi gënjyer. Në planin e biznesit thuhet se kompania do të ndërtojë fillimisht 4 mijë apartamente, parkingje, sipërfaqe tregtare dhe 1 hotel. Kjo fazë do të zgjatë 7 vjet dhe nga shitja e tyre (ku vetëm çmimi i banesave llogaritet 1500 euro/m2), do të arkëtohen 697 milion euro. Sipas tabelës të cash flow, angazhimi financiar për Eagle Hills në 3 vitet e para do të jetë rreth 140 milion euro, dhe më pas nga shitja e pasurive do të financohet investimi. Kaq të gëzuar duhet të ndihemi që po vjen një kompani që do të investojë në këto vlera sa t’i japim gjithë këto benefite?

860 mijë m2 të Portit të Durrësit do t’i kalojnë në pronësi të plotë kompanisë për vlerën 1 euro. Në çdo rast, nëse një zhvillues do të ndërtonte 1 pallat, do të blinte tokën e cila do të përbënte peshën kryesore të kostos ose do të hynte në marrëveshje me pronarin për të ndarë në përqindje pronën e zhvilluar. Në këtë rast nuk ndodh kjo. Kompania merr tokën për 1 euro, nis ndërtimin dhe njëkohësisht shitjen e pasurive të patundshme. Në fund të vitit do të ndajë 30% të fitimit me kompaninë Albania Seaports Development që është në pronësi të shtetit shqiptar. Sa i bie shtetit që të marrë pas 7 viteve që përfundon faza e parë sipas planit financiar? 12.6 milion euro. Po në fund të 20 viteve që përfundon gjithë projekti? 280 milion euro.

Një tjetër mit i krijuar është ai i shoqërive të huaja që do të sjellin një përvojë unike dhe do të bëjnë Durrësin si Dubain. Së pari, nuk është pyetur njeri nëse i pëlqen apo jo qyteti artificial dhe pa histori i Dubait, përballë vlerave kulturore dhe historike që ka Durrësi. Së dyti, edhe nëse të gjithë unanimisht do të pëlqenin atë model zhvillimi urban, plani i biznesit i firmës Eagle Hills thotë se do të nënkontraktojë punimet tek bizneset lokale, në kontratë zotohet të zbatojë standardet e ndërtimit të ligjit shqiptar dhe jo ndonjë nivel europian apo qoftë edhe të nomeklaturave të ndërtimit të firmës Emmar.

Kompania thotë se 80 milion euro të kapitalit do ta sigurojë nga bankat dhe do të pranojë financimin nga palët e treta. Sa do të jetë financimi nga palët e treta dhe sa nga xhepi i saj? A do të kalohen filtra për këto financime m.q.s. në mes ndodhet një kompani Offshore, ku mund të hyjnë para nga grupe kriminale, por edhe financues të terrorizmit ndërsa në Shqipëri do të figurojë sikur vijnë nga shoqëria Eagle Hills? Asnjë fjalë për filtra të kapitalit në kontratë.

Së fundi, Eagle Hills te kompania që do të ketë në bashkëpronësi me shtetin do të ketë 3 antarë në Bord duke përfshirë dhe Kryetarin, ndërsa pala jonë 2 antarë dhe zëvendëskryetarin. Drejtori Ekzekutiv do të emërohet nga Eagle Hills. Pra hapësirat e çdo qeverie për të vepruar në këtë marrëveshje pas miratimit nga Parlamenti do të jenë shumë të kufizuara për të ndryshuar kontratën në anën pro interesit publik. Prandaj, të gjithë ata antarë të Kuvendit që e ndiejnë se kanë përgjegjësi për këtë vend duhet të lexojnë mirë kontratën, dokumentat dhe planin financiar dhe pastaj të vendosin për fatin e Portit.

Previous Post

Qeveria fsheh formulën e llogaritjes së çmimit të naftës, lëvizjet nuk ndjekin bursën

Next Post

Ministria e Financave shmang monitorimin e inceneratorëve dhe koncesioneve të tjera të shtrenjta

droni

droni

Next Post
FOTO/ Luçiano Boçi publikon pamje nga “mali i Fakteve”, inceneratori në Elbasan nuk ekziston më

Ministria e Financave shmang monitorimin e inceneratorëve dhe koncesioneve të tjera të shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.