Policia ka nisur hetimet pas një njoftimi se një makinë tjetër është hedhur në liqenin e Shkopetit, pikërisht në të njëjtin vend ku u gjetën tri makina të tjera, përdorur në krime të ndryshme.
Dyshohet se makina është hedhur mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se blutë janë informuar për ngjarjen nga persona të rastësishëm dhe kanë shkuar menjëherë tek liqeni.
Po vijojnë hetimet dhe puna për të nxjerrë mjetin nga uji.











