Sot, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali, një person i paidentifikuar, rreth 27 vjeç.
Forca të shumta të policisë ,forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë .
Pas operacionit të kërkim-shpëtimit, mësohet se personi është nxjerrë nga humnera dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se ai është një turist, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e rënies së tij.
Mësohet gjithashtu se terreni në vendin e ngjarjes është i vështirë dhe i thyer.











