Nga të dhënat e para, mësohet se një person tashmë i identifikuar ka mbetur nga sulmi me armë ndaj një BMW X5 në qendër të Shkodrës.
Ai është Dorian Shtjefni, ndërsa policia ka nisur hetimet. I plagosuri mësohet se ka ecur për rreth 100 metër në këmbë, duke kërkuar ndihmë në një lokal.
Për sa i përket motiveve të këtij krimi, dyshohet se mund të ketë ndodhur për gjakmarrje, pasi xhaxhai i të plagosurit ka bërë një vrasje disa vite më parë.
Mbrëmjen e sotme, një makinë është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Makina e qëlluar në qendër të qytetit të Shkodrës dhe nga të dhënat e para mësohet se është tip BMW X5, me targë SB 60 CEA, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.












